Berisha: Sot nisim betejën pa kthim për shporrjen e narkoregjimit të Edi Ramës


Kreu i PD-së Berisha tha mbrëmjen e sotme se sot nisi beteja për rrëzimin e narkoregjimit dhe rikthimin e Shqipërisë aty ku e ka vendin.

Në fjalën e tij që përmbylli çeljen e fushatës ai tha se narkoregjimi i Edi Ramës bëri çmos për të zhbërë pluralizmin, për të zhdukur lirinë, grabiti vendin e përzuri shqiptarët.

Berisha tha se Shqipëria sot nis rrugëtimin e saj drejt ndryshimit madhështor.

“Përshëndes bashkëarkitektin e rikthimit më të jashtëzakonshëm të njerëzimit, rikthimin e presidentit Donald Trump. Shqipëria madhështore është Shqipëria e shpirtit tuaj, e dashurisë për familjen. Imagjinoni krahun tjetër me patronazhistë mëkatarë. Sot nisim betejën e fitores e Shqipërisë madhështore. Betejë në të cilën Shqipëria ngrihet përsëri, pasi e keqja e vuri poshtë, këto ishin vite ishin vite të varfërimit, ku narkoregjimi bëri gjithçka për të fshirë pluralizmin, arritjet e vendit në rrugën e lirisë. Mblidhemi sonte me një vështrim të ri për Shqipërinë. Do e nxjerrim vendin nga kthetrat e regjimit, do e rikthejmë atë në projektin e ëndrrave.” – tha Berisha.