“Erdhi sherifi, erdhi Latifi. Humbjen do e ketë më të madhen që nga viti ‘97” – Rama ironizon Berishën


Kryeministri Rama tha sot se PD-ja do pësojë në zgjedhjet e 11 majit humbjen më të madhe që prej vitit 1997.

Kreu i qeverisë që çeli fushatën e PS-së, ironizoi demokratët dhe këshilltarin e fushatës së tyre Chris LaCivita të cilin e quajti “magjistari”.

Rama tha se Berisha e demokratët flasin për presidentin amerikan Trump sikur e kanë fqinjë te i cili kërkojnë salcë kosi.

“Ne populli shqiptar, pa dallim partiake, e duam Shqipërinë sa më parë në BE. Keni dëgjuar bufin kur flet, se për hir të së vërtetës, nuk e ndjek por më vijnë memet. Edhe më thonë që i fiket llampa çdo ditë. Kishte thënë se taksat i vjedhin qytetarët. Llampa që fiket, nuk është se ai vërtet e mendon këtë. Keni dëgjuar që thonë se nuk është prioritet hyrja në BE, por Shqipëria madhështore. Por kur thonë se do shkrijmë SPAK më 12 Maj? Por kur flasin për Amerikën dhe presidentin sikur e kanë komshi që hyjnë e dalin për salcë kosi? Edhe për të krijuar idenë se vërtetë hyjnë e dalin për salcë kosi në Shtëpinë e Bardhë, sa në kënetë, sa në Shtëpinë e Bardhë, kanë paguar me puplat e kokës dhe të trupit të bufit, një këshilltar që e quajnë magjistari dhe përpiqen të trullosin kë të munden. Erdhi sherifi dhe latifi. Bufi e di më mirë se unë, ju e të gjithë që vetëm një magji mund ta shpëtojë nga distafa dhe disfatën më 11 maj do ta ketë më të madhe që nga ‘97. Magjia do t’i  ndodhë por për së prapthi dhe pastaj hajde e dëgjoi se na kanë bërë magji, na i morën se i kishim në kuti.”, u shpreh Rama.