Gjykata Kushtetuese ka pranuar pjesërisht ankimimin e ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj, duke vendosur të shfuqizojë sekuestron ndaj disa pronave dhe llogarive të tij bankare, përcjell Shqiptarja.com.
Ahmetaj ndodhet në arrati që prej qershorit të vitit 2023 dhe është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga 24 korriku i të njëjtit vit. Ai po hetohet nga SPAK për çështje korrupsioni, ndërkohë që më herët ka tentuar të kundërshtojë në rrugë ligjore hetimet dhe masat e sigurisë ndaj tij, përfshirë kontrollet në banesa dhe sekuestrimin e një vile në Palasë. Gjykata Kushtetuese i rrëzoi pjesën më të madhe të pretendimeve të tij, duke e lënë në fuqi masat përkatëse, ndërsa vendimi i fundit shfuqizon vetëm një pjesë të sekuestrimeve.