Kina rrit tarifat për importet amerikane në 125%


Kina tha se do rriste tarifat shtesë për mallrat amerikane në të paktën 125 për qind, në nxitjen e fundit të një lufte tregtare midis dy ekonomive më të mëdha në botë.

Ministria e Financave e Kinës tha se rritja nga nivelet e tanishme që janë 84 për qind, do hyjë në fuqi nga 12 prilli.

Masa vjen pas shenjave të ndërprerjeve të transportit në gjithë Paqësorin mes përshkallëzimit të tarifave midis dy palëve javën e kaluar, shkruan FT.

Ministria e Financave shtoi se nuk do përputhej me rritjen e mëtejshme të tarifave amerikane për eksportet kineze, “duke pasur parasysh se në nivelin e tanishëm të tarifave, nuk ka asnjë pranim tregu për mallrat amerikane të eksportuara në Kinë”.