LaCivita mbërrin në Shqipëri, Mediu: Bashkë me Berishën dhe opozitën për një ndryshim të madh


Strategu që do të udhëheqë fushatën elektorale të Partisë Demokratike për zgjedhjet e 11 Majit, Chris LaCivita, ka mbërritur në Rinas.

 LaCivita është pritur nga kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, teksa ky i fundit ka shpërndarë edhe një video në rrjtet sociale duke shprehur optimizmin e tij për fitoren e zgjedhjeve të 11 majit.

‘Mrekulli të kesh Chris LaCivitta përsëri në Shqipëri. Bashkë me Berishën dhe opositën për një ndryshim të madh’, shkruan Mediu në postimin e bërë në FB, teksa pret strategun LaCivita.

Këtë të premte, në orën 18:00 në sheshin ‘Nënë Tereza’ në Tiranë, PD bën hapjen e fushatës elektorale për zgjedhjet Parlamentare që do të mbahen më 11 Maj në vend.