Këshilltariqë do bëjë fushatën e PD-së për zgjedhjet e 11 majit, Chris LaCivita, tha në fjalën e tij në çeljen e fushatës së opozitës se Shqipëria duhet bërë sërish madhështore.
Ai tha se PS-ja dhe kryeministri Rama nuk mund të mbrojnë më bilancin e 12 viteve krim, drogë e dëbim të shqiptarëve nga vendi.
“Kush është gati ta bëjë Shqipërinë madhështore sërish? Në vitin 2024, në Shtetet e Bashkuara, socialistët u përpoqën të fusnin në burg Donald Trump. Donald Trump nuk u dorëzua. Ata dështuan. Në vitin 2025, këtu në Shqipëri, socialistët duan të fusin në burg gjithë opozitën e tyre. Edhe këtu do të dështojnë. Pse? Sepse nuk mund të mbrojnë dot bilancin e 12 viteve të fundit: 12 vite krim, 12 vite drogë, Më shumë se 1 milion shqiptarë janë larguar nga vendi, Dhe 12 vite dështim ekonomik. Pse të votoni për partinë që i krijoi të gjitha këto probleme? Votoni për Dr. Berishën. Jepini vendit tuaj mundësinë. Dhe jepini njerëzve shpresë. Faleminderit. Zoti ju bekoftë!” – tha LaCivita.