Pas më shumë se 25 vitesh martesë, divorcohen Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi



Gjykata ka vendosur sot zgjidhjen përfundimtare të martesës mes presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, dhe deputetes Monika Kryemadhi.

Çifti, i martuar që nga tetori i vitit 1998, ka tre fëmijë: Bora, Besar dhe Era.

Padia për divorc u ngrit nga Ilir Meta, i cili ndodhet aktualisht në qeli prej 21 tetorit 2024.

Sipas avokatit Genc Gjokutaj, gjykata mori vendimin vetëm mbi objektin e zgjidhjes së martesës, pas shqyrtimit të shkaqeve dhe dokumentacionit përkatës.

“Kjo është thjesht me një objekt, për zgjidhjen e martesës. Dhe gjykata pasi ne parashtruam shkaqet e zgjidhjes së martesës, administroi edhe aktet shkresore dhe mori vendimin për zgjidhjen e martesës mes paditësit Ilir Meta dhe të paditurës Monika Kryemadhi”, tha avokati i Metës, Genc Gjokutaj.