Partia Mundësia nisi zyrtarisht fushatën elektorale për zgjedhjet e 11 majit nga Shkodra, me kryetarin Agron Shehaj në krye të turit elektoral.
Shehaj u takua me qytetarë që shprehën mbështetje për forcën e re politike që garon me numrin 10. Ai theksoi se shqiptarët kërkojnë ndryshim dhe Partia Mundësia ofron një alternativë reale, larg partive tradicionale.
Turi do të transmetohet live për 12 orë në rrjetet sociale të Shehajt. Ai premtoi rikthim në Shkodër për prezantimin e kandidatëve dhe ftoi qytetarët të votojnë për ndryshimin më 11 maj.
“Duke mos bërë asgjë, e duke u futur në garë pasi të mbarojë gara e sigurt që nuk ndryshon gjë. Ndryshon duke besuar në projektin politik që ne kemi filluar, jo duke na mbështetur ne, duke mbështetur ndryshimin, nuk mund të vazhdojmë edhe pas 35 vitesh me të njëjtët njerëz, me të njëjtën politikë, me të njëjtat premtime, me të njëjtat gënjeshtra.
Po nuk reaguam, po nuk punuam, nuk ndryshon gjë. Të gjithë ne e kemi nisur në jetë nga hiçi.
Mos u merr me politikë, është e sigurt që merret politika me ty. Më besoni, mungon 1 muaj thuajse nga zgjedhjet, 1 muaj nuk është pak.
Ne për fatin e mirë kemi mbështetje dhe një pëlqyeshmëri shumë të lartë.
Sepse realisht shqiptarët duan ndryshimin dhe ne jemi e vetmja forcë politike që ndryshojmë nga partitë e vjetra dhe ndryshojmë dhe nga partitë e reja që duken sikur janë të reja por me aq pushtet sa kanë pasur janë sjellë më keq se të vjetrat.”