Shqipëria mban konferencën e katërt ndërqeveritare me BE në 14 prill, ironizon Rama: Po si thanë, s’ka më hapje kapitujsh?


Shqipëria do të zhvillojë konferencën e katërt ndërqeveritare në Luksemburg më 14 Prill, sipas njoftimit të Këshillit të Europës. Gjatë këtij takimi, do të diskutohen dy grup-kapituj për tregun e brendshëm dhe konkurrencën.

Në konferencën ndërqeveritare do të diskutohet për avancimin e proceseve të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Deri tani, janë mbajtur tre konferenca ndërqeveritare që kanë pasur si objektiv diskutimet dhe përparimin e Shqipërisë në rrugën e integrimit.

Konferenca e parë ndërqeveritare u mbajt më 19 korrik 2022 në Bruksel, ku u hapën negociatat për Klasterin 1, i cili përfshin disa kapituj në fusha të ndryshme.

Lidhur me këtë lajm ka reaguar dhe Kryeministri Edi Rama me një status në rrjetet sociale.

Rama ka ironizuar opozitën duke marrë për referencë deklaratat e tyre disa ditë më parë, ku u tha se ‘Rama nuk u pranua në darkën e KE-së dhe se nuk do të happen negociatat’. 

 

Statusi i Kryeministrit Edi Rama

“Po si thanë?

S’ka më hapje kapitujsh ëëë?! U alarmua Europa nga narkodiktatura ëëë?! Madje mua s’më dhanë as darkë se u solla keq ëëë?!

Ëh ëh ëh… Të hënën 14 prill në BE, për Konferencën e Katërt të negociatave dhe një seri tjetër kapitujsh që hapen

 

Këto janë negociatat më intensive në historinë e integrimit dhe kur mendon që Mali i Zi negocion që nga 2012, ndërsa në që vjet dhe kur mendon edhe që kalendari ynë është vetëm 3 vjet, pra i mbyllim në 2027 e jemi gati për të hyrë në BE, atëherë s’ke si mos u thuash honxhobonxhove të kënetës politike e mediatike dhis is a mirrakëll of fridom.”

Ky grup-kapitull ishte një nga më të rëndësishmit, duke prekur aspekte thelbësore si drejtësia, gjyqësori, funksionimi i institucioneve demokratike, prokurimi publik dhe reforma e administratës publike.

Konferenca e dytë u zhvillua më 15 tetor 2024, gjithashtu në Luksemburg, ku u hapën negociatat për një grup-kapitull të rëndësishëm, që trajton tematikat e drejtësisë, gjyqësorit dhe institucioneve demokratike.

Hungaria, e cila mbante presidencën gjashtëmujore të BE-së, organizoi këtë konferencë pas arritjes së marrëveshjes mes vendeve anëtare që Shqipëria kishte përmbushur kushtet për hapjen e grup-kapitullit të parë që lidhet me të drejtat themelore.

Konferenca e tretë ndërqeveritare u mbajt më 17 dhjetor 2024 në Bruksel dhe u zhvillua në nivel ministror, duke shërbyer për hapjen e negociatave për Klasterin 6: Marrëdhëniet e jashtme, përfshirë kapitujt “Kapitulli 30 – Marrëdhëniet e jashtme” dhe “Kapitulli 31 – Politika e jashtme, e sigurisë dhe mbrojtjes”.