Shtyhet sërish seanca për çështjen “Partizani” në GJKKO


Seanca gjyqësore për çështjen “Partizani” është shtyrë për në 15 prill, ora 14:00, për shkak të mungesës së avokatit të Xhimi Begejës.

Në këtë dosje janë nën akuzë ish-kryeministri Sali Berisha dhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi, për korrupsion dhe shkelje ligji në lidhje me privatizimin e ish-kompleksit sportiv të Partizanit.