Kryetarja e Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian dhe deputetja e PD-së, Jorida Tabaku, përmes një video-mesazhi, ka çelur zyrtarisht fushatën për zgjedhjet e 11 majit.
Ajo u bëri thirrje qytetarëve që të bashkohen në këtë rrugëtim për një të ardhme më të mirë për familjet shqiptare.
“Sot nis zyrtarisht fushata elektorale për zgjedhjet e 11 majit. Gjatë këtyre ditëve kemi dëgjuar shumë histori, sfida, përballje në jetën e përditshme të çdo qytetari shqiptar i cili që në mëngjes e nis ditën e ngrys ditën në mbrëmje duke punuar gjithë ditën e nuk ja del dot.
Për këtë arsye dua tu bëj thirrje të gjithë atyre njerëzve të ndershëm, njerëzve të punës, të gjithë nënave që përballen me vështirësitë e rritjes së fëmijëve, të gjithë të rinjve që duan të largohen, të gjithë bisneseve të vogla që çdo ditë përplasen me shtetin, do tu bëja thirrje të gjithë atyre që kanë inat e mllef të na bashkohen me 11 maj drejt një rrugëtimi jo vetëm për PD por do të jetë një udhëtim për të ardhmen e familjes shqiptare, për të ardhmen e demokracisë shqiptare.”