“Takoni këdo, harrojeni lodhjen e gjumin, 30 ditë kanë mbetur” – Berisha karikon të tijtë


Kreu i PD-së Berisha u bëri thirrje demokratëve që të bëjnë fushatë natë e ditë për të takuar çdo shqiptar e për t’u prezantuar programin që rikthen shpresën e familjeve, të rinjve, pensionistëve, prodhuesve, bizneseve.

Kryedemokrati tha se projekti i Shqipërisë madhështore nuk është për të, po për familjet shqiptare.

“Shqipëria është  e sëmurë, kjo sëmundje quhet Edi Rama. Ai dhe ministrat e tij e grabitën vendin, e plaçkitën në 12 vjet. Ka dy muaj që është mbyllur në zyrë, flet me vete. U përpoq me të gjitha që Shqipëëria të mos kishte opozitë, po ja ku jemi këtu. Edi Rama nuk u tregon dot shqiptarëve një vepër në 12 vjet sepse vetëm ka vjedhur. PDështë parti e projekteve më të mëdha infrastrukturore. Kemi paraqitur një program me të cilin e gjithë Shqipëria do jetë madhështore. Do vendosim minimumin jetik 200 euro. Do dyfishojmë rrogat e pensionet. Ne do u rikthejmë familjeve shqiptare dinjitetin, shpresën, besimin. Do vendosim taksat më të ulëta që ekzistojnë në Europë dhe në botë.

30 ditë kanë mbetur, të harrojmë lodhjen, gjumin, dëfrimin, të gjithë në fushatë nga mëngjesi në darkë. Kjo është rruga e fitores, të takojmë këdo. Shqipëria madhështore nuk është për Sali Berishën. Është projekt për çdo socialist e dëmokrat, për çdo shqiptar.”­ – tha Berisha.