Trump planifikon taktikën e pazakontë për të fituar Groenlandën


Administrata e presidentit amerikan Trump po planifikon një fushatë PR dhe stimuj financiarë për të bindur groenlandezët të bashkohen me Shtetet e Bashkuara, ka raportuar Neë York Times.

Trump ka deklaruar në mënyrë të përsëritur se Uashingtoni duhet të marrë kontrollin e territorit autonom danez në mënyrë që të përmirësojë “sigurinë kombëtare” të Amerikës, duke u shprehur i bindur se do e marrë “100%” ishullin Arktik.

Qasja e re përqendrohet në bindjen duke shfaqur reklama dhe fushata të mediave sociale për të ndikuar në opinionin publik mes rreth 57,000 banorëve të Groenlandës, raportoi NYT të enjten, duke cituar zyrtarë të paidentifikuar amerikanë. Plani përfshin mobilizimin e disa departamenteve të kabinetit për të zbatuar qëllimin afatgjatë të Trump për të përvetësuar territorin me madhësinë e Meksikës, shkruan Rt.

Administrata Trump po studion gjithashtu stimujt financiarë për grpenlandezët, duke përfshirë zëvendësimin e 600 milionë dollarëve në subvencione që Danimarka i jep ishullit me pagesa vjetore prej rreth 10,000 dollarë për person, thanë burimet.

Disa zyrtarë të Trump thuhet se pretendojnë se kostot mund të kompensohen nga të ardhurat nga burimet natyrore të Groenlandës, duke përfshirë mineralet e rralla, bakrin, arin, uraniumin dhe naftën.

Grenlanda ishte nën sundimin danez nga fillimi i shekullit të 19-të deri në vitet 1950, por gjatë Luftës së Dytë Botërore u pushtua për një kohë të shkurtër nga forcat amerikane pasi Gjermania naziste pushtoi Danimarkën. Ishulli tani pret një bazë ushtarake amerikane dhe një sistem paralajmërimi të hershëm për raketat balistike.

Në dekadat e fundit, ishulli ka fituar autonomi më të madhe, duke marrë sundimin e vendit në 1979 dhe të drejtën për të shpallur pavarësinë pas një referendumi të vitit 2009.

Trump së pari hodhi idenë e blerjes së Groenlandës në vitin 2019 dhe e ka ringjallur propozimin që nga kthimi në detyrë. Administrata e tij e përshkruan ishullin si një pasuri strategjike, duke përmendur vendndodhjen e tij dhe burimet natyrore të pashfrytëzuara.