Shtëpia e Bardhë zhvilloi sot në mesditë konferencën e përditshme për shtyp, ku u trajtuan pyetje mbi tarifat dhe gjendjen e ekonomisë. Mesazhi kryesorqë u përçua ishte se ka një optimizëm të madh për ekonominë.
“Është një formulë e provuar ekonomike,” deklaroi zëdhënësja Karoline Leavitt për The Guardian.
Ky është një mesazh që Shtëpia e Bardhë vazhdon ta theksojë, edhe pse luhatjet në tregun e aksioneve duket se kanë shqetësuar investitorët.
E pyetur për tregun e obligacioneve amerikane – të cilat tradicionalisht konsiderohen ndër asetet më të qëndrueshme në botë – dhe rënien e vlerës së tyre, Leavitt tha se sekretari i Thesarit, Scott Bessent, “po e ndjek nga afër situatën në tregun e obligacioneve”.
Leavitt theksoi se negociatat për tarifat të nisura nga presidenti Trump kanë qenë të suksesshme deri tani, duke deklaruar se “15 oferta janë në tryezë” dhe Shtëpia e Bardhë ka marrë kontakte nga mbi 75 vende për marrëveshje tregtare.
Edhe në rastin e Kinës, e cila ka vendosur një tarifë prej 125% ndaj eksporteve amerikane, Leavitt tha se Trump mbetet “optimist”, megjithatë nuk dha detaje se si mund të arrihet një marrëveshje me Pekinin.