Berisha ironizon sloganin e PS-së: Në vend të yjeve ka kriminelë, në qendër një mi që simbolizon Ramën


Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka sulmuar me ironi sloganin e Partisë Socialiste për zgjedhjet e 11 majit, duke e quajtur atë një përzierje të politikës me krimin.

Në posterin promovues të PS-së, ku paraqiten 12 yje si simbolikë e ekipit të saj, Berisha thekson se mes tyre ndodhen jo vetëm figura të njohura të socialistëve, por edhe emra nga bota e krimit, përfshirë Safet Bajrin, i cili ndodhet aktualisht në burg.

Në qendër të këtij slogani, në një version të modifikuar nga demokratët, është vendosur një mi – figurë që, sipas drejtorit të fushatës së PD-së, Chris LaCivita, përfaqëson kryeministrin Edi Rama.

LaCivita, një ditë më parë, publikoi një video simbolike ku një buf kap dhe ha një mi, duke shtruar pyetjen: “Kush është bufi dhe kush miu?”, duke lënë të kuptohet se përballja politike do të jetë e ashpër dhe simbolikisht ndëshkuese për Ramën.