Drejtuesi i fushatës së Partisë Demokratike, Chris LaCivita, gjatë fjalës së tij në Kuvendin Kombëtar të PD-së, ka deklaruar se 12 vitet e qeverisjes së Edi Ramës kanë qenë një dështim total për vendin dhe për familjet shqiptare.
Ai theksoi se Dr. Sali Berisha mbetet një mik i përkushtuar i familjeve shqiptare, duke ofruar një program të mirëfilltë për uljen e kostos së jetesës dhe përkrahje për shtresat në nevojë. LaCivita e krahasoi programin e PD-së me vizionet e presidentëve amerikanë Ronald Reagan dhe Donald Trump, duke vënë në qendër politikën konservatore dhe uljen e taksave.
“Kjo fushatë ka të bëjë me udhëheqjen e qëndrueshme dhe konservatore të Dr. Berishës, përballë një kryeministri socialist të lëkundur që fshihet pas hijes së vet,” u shpreh ai.
Në përmbyllje, LaCivita theksoi se një fitore për Dr. Berishën është një fitore për çdo familje shqiptare.