Deputetja dhe kandidatja për zgjedhjet e 11 majit, Dhurata Çupi, ka publikuar në rrjetet sociale një foto me Chris LaCivita, këshilltarin amerikan të fushatës së Partisë Demokratike dhe drejtuesin e strategjisë elektorale të opozitës.
Në postimin e saj, Çupi shprehet optimiste për rezultatin e zgjedhjeve, duke cituar këshilltarin amerikan, “Me amerikanët dje, sot, nesër….Chris i bindur që do të fitojmë.”
LaCivita ishte i pranishëm në aktivitetin e çeljes së fushatës së PD-ASHM, ku në fjalën e tij krahasoi përpjekjet e qeverisë ndaj liderit të opozitës Sali Berisha me situatën e ngjashme që, sipas tij, po kalon Donald Trump në SHBA.