Kryeministri Edi Rama do të udhëtojë nesër drejt Milanos, në vijim të turit të tij me shqiptarët jashtë vendit, vetëm pak ditë pas çeljes zyrtare të fushatës për zgjedhjet vendore të 11 majit.
Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, Rama ka bërë të ditur se do të zhvillojë një tjetër takim me diasporën, këtë herë në Itali. Takimi do të mbahet në orën 15:00, në ambientet e Centro Congressi, MalpensaFiere, via XI settembre 16, Busto Arsizio (VA).
Vetëm dy javë më parë, kreu i qeverisë u takua me komunitetin shqiptar në Kretë dhe Athinë, në kuadër të përpjekjeve për të forcuar lidhjen me bashkatdhetarët jashtë vendit.