I dërguari i CDU-së nga çelja e fushatës së Bashës: Shqipërisë sot më shumë se kurrë i duhen forca politike moderne


Hans-Joachim Falenski, këshilltar i lartë i CDU-së në Bundestag, ishte sot në Tiranë në mbështetje të Lulzim Bashës dhe Koalicionit Euroatlantik, duke përcjellë përshëndetjet e zëdhënësit të CDU-së për çështjet europiane, Günther Krichbaum, dhe mbështetjen zyrtare të partisë më të madhe të qendrës së djathtë në Gjermani.

Në fjalën e tij në nisje të fushatës zgjedhore të Koalicionit Euroatlantik, Falenski vlerësoi programin elektoral si të vetmin plan politik bindës dhe të realizueshëm në vend.

Ai theksoi se CDU ka kontribuar drejtpërdrejt në hartimin e tij dhe e konsideroi Bashën dhe ekipin e tij si alternativën e vetme për të sjellë një politikë moderne, të ndershme dhe në funksion të qytetarëve.

Së pari, dua t’ju përcjell përshëndetjet më të përzemërta nga zëdhënësi ynë për çështjet evropiane në grupin parlamentar të CDU/CSU në Bundestag, Günther Krichbaum.

Ne sapo kemi përfunduar me sukses negociatat për koalicionin qeverisës dhe ai ka qenë i përfshirë ngushtë në to. Për këtë arsye nuk mundi të jetë këtu! Ai ju uron shumë suksese në zgjedhje!

Günther Krichbaum e ka parë programin tuaj elektoral. Ai ju përcjell këtë mesazh: Koalicioni EuroAtlantik është e vetmja forcë politike në këtë vend që ofron një politikë bindëse, realiste, të realizueshme dhe, mbi të gjitha, të mirë për njerëzit e këtij vendi!

Që nga viti 2010, kjo është hera e 18-të që vizitoj vendin tuaj të bukur. Jam bashkuar me Koalicionin EuroAtlantik sepse dua të angazhohem për t’i sjellë Shqipërisë një politikë moderne dhe të ndershme – një politikë ku në qendër qëndron mirëqenia e njerëzve dhe jo pasurimi personal.

Kam ardhur këtu sepse jam i bindur se vetëm nën drejtimin e Koalicionit EuroAtlantik me Lulzim Bashën në krye, problemet e mëdha të Shqipërisë në ekonomi, sundimin e ligjit, luftën kundër korrupsionit, shëndetësi dhe arsim mund të zgjidhen në mënyrën më të mirë dhe më të suksesshme. Ne duam që Shqipëria të jetë sa më shpejt në BE.

Ai tha se shqetësim serioz në vend ngelet korrupsioni, i cili sipas tij është i përhapur kudo.

‘Ka pasur përparim në fushën e drejtësisë dhe kjo falë punës që është bërë nga SPAK. Shqipëria ka dështuar që të zbatojë shumë kërkesa të BE.

Pse ndodh kjo qeveria ka një shumicë në parlament dhe mund të realizojë ndryshimin e nevojshëm por arsyeja është mungesa e vullnetit politikë. Qëllimi i qeverisë për tu bërë anëtare e BE deri 2027 është jo realist. Korrupsioni është i përhapur dhe vijon që të ketë shqetësim me serioze’, tha ai.

Falenski deklaroi se Shqipëria nuk është aty ku duhet në rrugën drejt BE-së për shkak të mungesës së vullnetit politik të qeverisë aktuale.

Ai shprehu mbështetjen e CDU-së për SPAK-un dhe kritikoi ashpër përpjekjet për të penguar punën e tij, përfshirë amnistinë që liroi ose uli dënimin për të dënuar për korrupsion.

Falenski theksoi se Shqipërisë i duhen forca të reja politike që luftojnë korrupsionin, nepotizmin dhe kaosin ekonomik. CDU, sipas tij, dëshiron që Shqipëria të jetë sa më shpejt pjesë e Bashkimit Europian dhe do të vazhdojë të mbështesë çdo përpjekje serioze në këtë drejtim.

“Unë i gjej këto forca këtu, ju, luftëtarët e Koalicionit Euroatlantik. Luftëtarë për demokracinë dhe shtetin e së drejtës me mjetet e ligjit dhe demokracisë.”Dhe ky zgjim thotë: Mjaft më me korrupsionin!

Mjaft më me pasurimin personal! Mjaft më me nepotizmin! Mjaft më me kaosin ekonomik!

Ajo që i duhet Shqipërisë sot më shumë se kurrë, janë forca politike moderne, që mendojnë dhe veprojnë në mënyrë moderne.

Dhe unë i gjej këto forca këtu në këtë sallë – ju, luftëtarët e Koalicionit Euroatlantik. Luftëtarë për demokracinë dhe shtetin e së drejtës me mjetet e ligjit dhe demokracisë.

Shqipëria nuk është në vendin ku mund të kishte qenë tashmë në rrugën e saj drejt BE-së, sepse qeveria shqiptare nuk ka vullnetin politik ose aftësinë për të zgjidhur detyrat e caktuara.

Shqipëria nuk është aty ku mund të kishte qenë tashmë, sepse forcat që dëshirojnë dhe mund të çojnë vendin përpara në drejtim të BE-së, janë penguar!

Për ta thënë qartë: ne, qeveria e udhëhequr nga CDU/CSU, duam që Shqipëria të jetë sa më shpejt në BE!

Lufta kundër korrupsionit: Po, ka pasur përparime në këtë fushë. Por kjo është arritur vetëm përmes punës së mirë të Struktures se Posacme Antikorrupsion SPAK – përkundër kundërshtimit nga qeveria dhe parlamenti!

Për shembull, përmes ligjit të amnistisë ka pasur një kthim mbrapa të rëndësishëm, duke çliruar 40 persona të dënuar per korrupsion dhe duke ulur dënimin për 65 të tjerë.

Dhe përpjekjet nga qeveria dhe parlamenti për të penguar punën e suksesshme të SPAK-ut po shtohen. Ne nuk do ta lejojmë këtë! Kjo do të hasë në kundërshtimin tonë më të ashpër!”-ka thënë Falenski.