Koalicioni Euroatlantik hap sot zyrtarisht fushatën për zgjedhjet e 11 majit, ndërsa lideri i tij, Lulzim Basha, mori mbështetjen zyrtare të CDU-së gjermane, një prej partive kryesore të qendrës së djathtë në Europë.
Në aktivitetin e sotëm, Basha do të ketë në krah Hans-Joachim Falenski, këshilltar i zëdhënësit të CDU-së për çështjet europiane në Bundestag.
Falenski është një njohës i thellë i zhvillimeve politike në Ballkanin Perëndimor dhe një mik i vjetër i Shqipërisë.
CDU ka kontribuar drejtpërdrejt në hartimin e programit të Koalicionit Euroatlantik, të prezantuar më 1 qershor 2024, duke ofruar ekspertizën e saj në ndërtimin e politikave që synojnë standardet europiane.
Nga praktikat më të mira në qeverisjen lokale, te qasjet inovative për zhvillimin ekonomik dhe mbështetjen për drejtësinë, bashkëpunimi me CDU-në ka ndikuar në përmbajtjen konkrete të këtij programi.