Ditën e djeshme, kreu i SPAK-ut Altin Dumani ishte në qarkun e Fierit ku u takua me prokurorët e rrethit gjyqësor Fier.
Fokusi i takimit ishte thellimi i bashkëpunimit ndërmjet SPAK-ut dhe prokurorisë së Fierit për të qenë sa më efektivë në zbulimin dhe hetimin e krimeve zgjedhore.
Por sot Piranjat i kanë ardhur në ndihmë SPAK-ut, duke zbuluar se drejtuesit politikë të qarkut Fier, nuk e kanë aspak frikë SPAK-un dhe as ndjejnë presion nga prokuroria e Fierit se mund të hetohen për krime zgjedhore.
Piranjat kanë arritur të hipin në autobuzët të cilët kanë sjellë njerëz në Tiranë për mitingun e hapjes së fushatës elektorale të PS.
Gjatë udhëtimit për Tiranë, Piranjat kanë arritur të dokumentojnë me zë dhe figurë se si njerëzit e thjeshtë, për tu punësuar ose të detyruar për të mbajtur një vend pune, në kundërshtim më ligjin detyrohen të marrin pjesë në një miting elektoral.
Në video dëgjohen të thirren emrat në lista për të kontrolluar cili nga ata është prezent.
Një nga qytetarët dëgjohet të thotë: ” Jam në Tiranë. Kemi miting moj kemi miting. Na ka thirrur i madhi që të shkojmë.
Këtu e mbushin nga Vlora, nga Gjirokastra, do na presin me gëzim e me hare”
Qytetari: Më detyruan, Neziri. E njeh Nezirin ti, do vish më tha.
Gazetarja: Po këto gratë përpara çfarë janë apo se di?
Qytetari: Këto janë që i njoh unë 15 veta të tjerët në administratën që punojnë.