PS çel fushatën në sheshin Skënderbej, Rama synon fitore bindëse me fokus integrimin europian
Partia Socialiste ka çelur sot zyrtarisht fushatën elektorale për zgjedhjet e 11 majit, me një tubim në sheshin “Skënderbej” që nis në orën 12:00.
Data është zgjedhur me simbolikën e 12 yjeve të flamurit të Bashkimit Europian, duke theksuar si prioritet integrimin e vendit në BE.
Kryeministri dhe kryesocialisti Edi Rama pritet të mbajë fjalën kryesore të takimit, ku do të prezantojë objektivat e fushatës, duke theksuar se synimi është një fitore jo vetëm e thjeshtë, por bindëse.