Nga Tirana në Kukës, Lezhë, Durrës dhe Fier, drejtuesit politikë të PS shpalosën objektivat elektorale dhe mesazhet kyçe të kësaj gare.
Në Lezhë, fushata u hap me elementë kulturorë si Lahuta e Malësisë dhe recitimi i poezisë “Gjuha Shqype” nga Gjergj Fishta. Ulsi Manja theksoi se synimi është të merren të paktën 4 nga 7 mandate.
Fushata vijon në të gjithë vendin me qëllimin për të fituar shumicën dërrmuese të mandateve në Parlament.
“Nuk do flas gjatë, Shqipëria ka qenë prej moti në Europë, por me Ramën dhe PS më 11 maj ne do ta sjellim Europën në këtë shesh për të folur shqip edhe ne njëlloj si gjithë të tjerët në familjen europiane. Votojmë PS për të marrë jo më pak se 4 mandate nga 7 që ka qarku i Lezhës”, tha Manja.
Në Kukës, Eduart Shalsi kërkoi 2 mandate, duke vlerësuar transformimin e zonës dhe rolin e PS në modernizimin e vendit. Ai ironizoi opozitën për përçarjen dhe mungesën e alternativave reale.
Në mitingun hapës të fushatës elektorale të PS, qarku i Kukësit u ‘prezantua’ me vallen tradicionale të saj.
Pas performancës artistike, fjalën e mori drejtuesi politik i këtij qarku Eduart Shalsi, duke e nisur me sheshin “Skënderbej”, se si ka qenë dhe se si është transformuar tashmë në një epitomë të modernizimit.
“Nuk kemi parë kurrë më të ndritur këtë shesh, më optimist dhe shpresëdhënës. Teksa po qëndroja , më kujtohet Rama nga kati i dytë i bashkisë shikonte sheshin dhe thoshte ky shesh nuk e meriton emrin e heroit kombëtar.
Ne fakt historia e këtij sheshi është histori e tranzicionit shqiptar, nga kioskat të fillim viteve ‘90 dhe projekti i atyre që sot janë shndërruar në disa parti apo copëtuar në disa parti që po u shesin shqiptarëve alternativa të reja.
Por ja ku jemi sot, ky shesh është epitomë e modernizimit dhe evropianizimit të Shqipërisë, të cilën idenë Rama e ka patur shumë vite më parë.
Jam i emocionuar si asnjëherë tjetër dhe kam provuar disa krahina në shërbim. Qarku i Kukësit nuk është një krahinë, por është zemër, histori dhe traditë.
Ne u përshëndesim dhe iu përcjellim edhe atyre tropojanëve, hasjavë dhe kuksjanëve që nuk mund të vinin këtu. Kukësi ka provuar mikpritje të jashtëzakonshme për vëllezërit dhe motrat tona kosovare.
Jam realisht me një barrë të rëndë përgjegjësie për të drejtuar politikisht këtë qark nga Tropoja, Hasi e Kukësi ka filluar edhe transformimi.
Mbaj mend Kukësin vite më parë, qyteti brenda baltë, shkova pas disa vitesh në Tropojë dhe nuk e njoha Tropojën…
Të dashur miq, motra, gratë e mbledhura në pallatin e Kulturës së Hasit, nuk patëm mundësi të komunikomin, por kryeministri na përcolli një mesazh dhe ne thamë që ai kryeministër që ka bërë për gratë e këtij vendi, meriton që ju të ktheheni me dy mandate që edhe Kukësi, si gjithë Shqipëria t’i japë një mesazh të fortë Evropës. “, u shpreh Shalsi.
Në Durrës, me performancën e këngës italiane “Sarà perché ti amo”, Emirjana Sako tha se qarku synon 9 mandate, duke theksuar mbështetjen e emigrantëve dhe qytetarëve të zonës.
Durrësi është prezantuar në fushatën e PS me një performancë me këngën italiane “Sarà perché ti amo”. Drejtuesja e qarkut, Emirjana Sako tha se synojnë që për këtë qark garën ta mbyllin të paktën me 9 mandate.
“Gjej momentin të përshëndes emigrantët që na ndjekin nga rrejttë, qytetarë të Shijakut, Durrësit dhe krijues që do i kemi mbështetje të jashtëzakonshme më datë 11. Hyjmë në këtë garë si fitues me 8 deputetë, do ta përfundojmë garën të paktën me 9 deputetë. Do bëjmë çmos që vota e 11 majit të bashkojë të rinj e të moshuar tek numri 5 i fletës së votimit”, tha Sako.
Ndërsa në Fier, Belinda Balluku u shpreh se objektivi i PS është 11 mandate, si pjesë e mandatit të katërt për ta çuar Shqipërinë drejt integrimit në Bashkimin Evropian.
“Mirë se erdhët në sheshin më të madh të Shqipërisë në ditën e festës së PS. Do ta nis me djemtë këtu, që kanë bërë një këngë popullore që e njeh gjithë Fieri. Më pas, si shumë shqiptarë që kishin një ëndërr, janë larguar nga vendi për të ndërtuar jetën e tyre diku tjetër. Këta janë miqtë e mi të Free MC, që jetojnë jashtë vendit dhe nuk kanë votuar kurrë deri më sot. Free MC voton për PS, ashtu siç do të votojë gjithë Shqipëria, Fieri dhe çdo shqiptar.
Nuk ka më bukur se kur mblidhemi të gjithë bashkë, dhe kjo energji shkon në themel të Shqipërisë, për ta çuar këtë vend përpara, ashtu siç vetëm Rama di. Kërkojmë një mandat të katërt që duket si shumë, por ky është mandati i shqiptarëve, për ta çuar Shqipërinë një herë e mirë në Evropë, për ta bërë vendin pjesë të BE-së. Shqiptarët janë më europianë se kushdo tjetër, dhe tashmë ka ardhur koha që t’i bashkohen asaj tryeze.
Fieri ka një objektiv: 10 mandate deputetësh për t’i ulur në Parlamentin Shqiptar. Ndërkohë, priten 11 mandate nga ne. Nëse jemi të gjithë bashkë për Shqipërinë, me Ramën në krye, nuk ka asgjë që na ndal,” tha Balluku.
Mazniku thelsoi se Qarku i Elbasanit është i vendosur që do të vijë me 9 mandate, me rezultatin më të mirë që PS ka pasur ndonjëherë.
Drejt Evropës me PS dhe Edi Ramën. I gjithë qarku i Elbasanit e ka ndarë mendjen, një qartë dhe i sigurt që ne duhet të ecim drejt Evropës.
Qarku i Elbasanit është i vendosur që do të vijë me 9 mandate, me rezultatin më të mirë që PS ka pasur ndonjëherë për të siguruar që jo vetëm Elbasanit por e gjithë Shqipëria të ketë rezultatin m të mirë ndonjëherë që ka pasur PS. Shqipëria e ka ndarë mendjen me PS dhe Edi Ramën drejt Evropës