Kryeministri Edi Rama e mbylli fjalimin e tij në çeljen e fushatës elektorale me një thirrje të fortë drejtuar shqiptarëve për të besuar në rrugëtimin e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian dhe për të refuzuar, siç i cilësoi ai, “profetët e rremë” që shesin iluzione dhe “madhështira qesharake”.
“Braktisini profetët e rremë, qeniet qesharake që predikojnë madhështira qesharake apo ofrojnë barna popullore për hallet tuaja,” u shpreh Rama, duke kërkuar mbështetje të gjerë për misionin që ai e konsideroi historik.
Duke e quajtur këtë një “profeci shqiptare”, Rama theksoi se ka ardhur koha për besim të lartë, për bashkim dhe për të bërë realitet ëndrrën e Shqipërisë evropiane.
“Do të meritojnë më në fund, dhe nuk e kanë merituar shumë e kanë marrë peng këtë vend dhe e kanë kthyer me sytë nga Azia, do të meritojnë ngaëzillimin e tyre që më bukur se kurdo tjetër shprehet me fjalët e pavdekshme të Gjergj Fishtës, si erdh turrej mendja e shqiptarit për të gëzuar lirinë jetike, trashëgim lanë atij prej të parit e sa u ba gjaku dhe sa rrena e tradhëtia, derisa dul Shqipëria më veti, s’i premtue kish perëndia.
Më pas vjen fjalia rrënqethëse, të falesh Shqipëri, ti shpirtim tem dashuri. Besojini kësaj profecie shqiptare me bindjen, besojini këtij momenti ndryshe se është ndryshe jo për ne dhe as për ju, por për Shqipërinë tonë të përbashkët dhe bashkoni me shumicën tonë.
Besojini Shqipërisë në BE. Braktisini profetët e rremë, qeniet qesharake që predikojnë madhështira qesharake apo ofrojnë barna popullore për hallet tuaja, të cilat duhet t’i zgjidhim vetëm së bashku për të qenë të lartësuar në historinë e Shqipërisë me Evropën dhe të Evropës me Shqipërinë.
Sot është koha për këtë besim të lartë, besim shumë i lartë. Më shumë se kurrë sot është dita që Naimi e pa dhe u ngazëllye…
Besojini se Shqipëria bëhet kur ne bijtë dhe bijat e saj t’ia vendosim në kokë kurorën me 12 yjet që flamuri evropian ia huazoi kurorës së zojës lart në qiell, nënë e pepelgrinëve që shpresojnë që si pajtore e Shqipërisë”, tha Rama.