Partia Socialiste vijon turin e saj elektoral në kuadër të zgjedhjeve të 11 Majit, duke ndalur këtë herë në Shkodër. Fushata u hap me performancën muzikore të këngës “Si ke ndje”, simboli i fitores së PS në zgjedhjet vendore të vitit 2023, kur kjo forcë politike fitoi drejtimin e bashkisë së Shkodrës.
Drejtuesi politik i PS për qarkun, Benet Beci, në fjalën e tij u shpreh optimist për një rezultat edhe më të mirë këtë herë, duke theksuar se synimi është të merren më shumë se 5 mandate deputetësh në këtë qark. Ai falënderoi kryeministrin Edi Rama për vëmendjen e treguar ndaj Shkodrës dhe shprehu bindjen se qytetarët do të përgjigjen me mbështetje të gjerë për PS në zgjedhjet e ardhshme.
“I keni nisur me këtë këngë të fitores së 2023-ës, ‘Si ke ndje zoja Shkodër’. Ishte kënga e zhvillimit. Ajo frymë e zhvillimit ka nisur të shpërndahet kudo: në Pukë, Fushë-Arrës, Vau Dejës, kudo, dhe besoj se fitorja do të jetë më e madhe se në 2023. Shkodra është kthyer në një kantier ndërtimi, nga hyrja deri në Dukagjin.
Shkodra është porta e Europës në Shqipëri. Jo vetëm hyrja e Shkodrës, jo vetëm autostradat, jo kthimi i Shkodrës në qendër rajonale.
Besimin që na dha Shkodra. Së paku me 5 mandate do të jemi për këtë fitore. Shumë faleminderit që Kryeministri ka kthyer kokën nga ne dhe besoj se do të jemi edhe më shumë se 5 mandate në këtë qytet.”-është shprehur Beci.