Spiropali: Me Shqipërinë në Evropë apo në gropën e atyre nga ku s’dolën dot as vetë


Në çeljen e fushatës elektorale të Partisë Socialiste për zgjedhjet e 11 majit, Elisa Spiropali, drejtuese politike e PS për qarkun e Tiranës, u shpreh me tone të forta optimiste se Tirana do të jetë fitorja e madhe e kësaj force politike.

Ajo theksoi se gjatë tre mandateve të qeverisjes së Edi Ramës, është treguar se PS është një forcë që nuk ndalet në sprint, por që ecën me hap të qëndrueshëm si një maratonë drejt progresit të vendit.

Nga Tirana do të fillojë fitorja e PS. Betejat nuk fillohen nga sprinti i fundit, por në maratonë. Në këto 3 mandate Rama dhe kjo skuadër kanë treguar që janë maratonomakë për Shqipërinë.

Kjo është beteja me Shqipërinë në Evropë apo aty ku kemi qenë në gropën e atyre nga ku nuk dolën dot as vetë.

Ky është mision historik të bëhemi të gjithë bashkë qe të bëjm realitet ëndrrën e paraardhësve tanë. Sot Shqipëria, është Shqipëria Europiane dhe në 2030 ne do të fitojmë. më 11 Maj me Edi Ramën, me PS me numrin 5, fitore për Shqipërinë dhe me Shqipërinë.”