Tedi Blushi: Mali me plehra në Tiranë dëshmon dështimin e inceneratorit që nuk ekziston


Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka publikuar një video në rrjetet sociale, ku denoncon situatën e mbetjeve në kryeqytet, duke theksuar se Tiranës po i shtohen çdo ditë malet me plehra, ndërkohë që inceneratori vazhdon të mos ekzistojë.

“Të vetmet ‘suksese’ që po le pas ‘Rilindja’ në Tiranë janë malet me plehra që lartësohen. Fatura e këtij pisllëku është mbi 32 milionë euro në vit – para që nuk shkojnë për pastrim, por përfundojnë te inceneratori fantazmë dhe kompania e lidhur me Ndranghetan,” shkruan Blushi në postimin e tij.

Duke bërë thirrje për ndryshim në zgjedhjet e 11 majit, Blushi thekson se është koha për të “futur fshesën” ndaj asaj që e quan “ngrehina e pisllëkut që ka asfiksuar të gjithë Shqipërinë”.