“Edi Rama njihet si kreu i narkoshtetit të vetëm në Europë, diaspora investime pesë vite pa taksa” -Berisha


Kreu i PD-së Berisha tha nga Breshia se diaspora do jetë kyçe në rikthimin e opozitës në pushtet.

Ai tha se kryeministri Rama ka përzënë shqiptarët nga vendi dhe është kreu i narkoshtetit të vetëm në Europë.

Kryedemokrati tha se programi i PD-së pasqyron të gjitha shqetësimet e shqiptarëve brenda dhe jashtë vendit ndërsa u zotua se diaspora do mund të investojë në Shqipëri për pesë vite pa asnjë taksë.

“Ne u ngritëm nga hiri për një mision të shenjtë, mbrojtëm demokracinë, interesin kombëtar, do shpëtojmë Shqipërinë nga diktatura e dytë, diktatura e Edi Ramës i njohur si drejtuesi i narkoshtetit të vetëm në Europë. Denoncuam grabitjen e zgjedhjeve nga narkodiktatura e Edi Ramës, denoncuam grabitjen e shqiptarëve, vjedhjet me koncesionet e PPP-të nga qeveria në bashkëpunim me oligarkët. Edi Rama e sheh veten të humbur dhe kërkon t;u mashtrojë me gënjeshtar që beson ai vetë. Miku ynë Chris LaCvita nuk erdhi as për para, as për influencë sepse opozita të tjera më të mëdha e më të fuqishme i kishin bërë dhjetëra oferta. Por arkitekti i rikthimit të Donald Trump e ndjeu se Sali Berisha dhe PD duhet të ktheheshin në pushtet. Programi i PD-së buron nga shpirti, zemra e sakrifica juaj. Programi parashikon rikthimin tuaj në Shqipëri, ëndrrat e investimet tuaja në Shqipëri. Do mund të investoni pesë vite pa taksa lekët që keni fituar me punën e sakrificat tuaja. 200 euro pensioni minimal, 500 euro rroga minimale, 1200 euro rroga mesatare.”­ – tha Berisha.