LaCivita në Breshia: Edi Rama e ka zhytur Shqipërinë në krizë të thellë, vota juaj sjell ndryshimin


Drejtuesi i fushatës së PD-së Chris LaCivita tha gjatë takimit të opozitës me diasporën në Breshia të Italisë se Shqipëria po kalon një krizë të thellë dhe se diaspora dhe shqiptarët në Shqipëri duhet të votojnë masivisht më 11 maj për të bërë ndryshimin.

Ai tha se vota e diasporës për PD-në e opozitën do e bëjë Shqipërinë sërish të madhe.

“Shqipëria po përballet me një krizë të vërtetë. Po humb më të mirët dhe më të mençurit. Për mundësi dhe oportuniteti që sot Shqipëria nuk i ofron. Nuk ofron mundësi sepse për 12 vitet e fundit, Edi Rama dhe socialistët i kanë bërë këtë të pamundur. E vetmja rrugë që kjo të ndryshojë është të ngriheni dhe të gjithë të shkoni e të votoni. Shqiptarët që jetojnë jashtë Shqipërisë kanë një mundësi të jashtëzakonshme për të ndryshuar drejtimin e Shqipërisë. Çdo votë ka rëndësinë e vet, por sidomos ata që jetojnë jashtë Shqipërisë. Ju jeni këtu për të vendosur për të ardhmen tuaj, por edhe të familjes tuaj. Por tani ju keni mundësi që të ndryshoni edhe të ardhmen e Shqipërisë. Në 2024 Donald Trump u bë president i SHBA-së, sepse solli për të votuar pjesën më të madhe të amerikanëve. Duke dalë të gjithë, sa më shumë për të votuar në zgjedhjet e 11 majit, për numrin 1 për doktor Sali Berishën, ju do ta bëni Shqipërinë të madhe përsëri. Faleminderit.” – tha LaCivita.