Kreu i Partisë Republikane Fatmr Mediu u bëri thirrje shqiptarëve të diasporës që të votojnë masivisht për opozitën për të bërë ndryshimin që ka nevojë vendi.
Ai tha se Shqipëria duhet të bëhet vendi ku prindërit nuk kanë nevojë më të rrinë vetëm, ku të rinjtë e familjet të mos largohen më për shkak të varfërisë, korrupsionit, padrejtësisë.
“Sot nuk dua të flas si politikan, por si vëllai juaj. Ndjejmë dhimbjen dhe krenarinë e një kombi që nuk është ndarë kurrë. Ju e latë vendin nga varfëria, pasiguria, që ju vodhi të ardhmen e fëmijëve. Morët me vete një pjesë të Shqipërisë. Shqipëria ka nevojë për t’u bërë një vend kur prindërit të mos rrinë vetëm. Këto 12 vjet qeveria e Ramës në mënyrë të qëllimshme ka larguar shqiptarët e ndershëm. Vendin tuaj e ka zënë krimi, droga, përbuzja. S’mund ta lini vendin peng të Edi Ramës dhe krimit, kemi nevojë të jemi të bashkuar. Doktor Berisha e ka thënë se zgjedhjet e 11 majit, janë zgjedhja dhe vendimi i diasporës. Ju e dini se Rama premton Evropën por ju e dini çfarë është Evropa. Ai premton pasaportën evropiane për të bërë mashtirmin e radhës, Europë do të thotë familje, Zot, Europa do të kthehet në Shqipëri nga 11 maji përmes votës tuaj. Shqiptaret nuk duan pasaportë për tuy larguar nga Shqipëria, duan demokraci dhe të drejta.” – tha ndër të tjera Mediu.