Ndëshkohen 165 shoferë, gjoba nga 400 mijë lekë për parakalime të gabuara në Tunelin e Murrizit


Policia Rrugore ka vendosur 165 gjoba gjatë dy javëve të fundit për parakalime të gabuara e shkelje të tjera në Tunelin e Murrizit, pjesë e Rrugës së Arbrit.

Përveç gjobave nga 40 mijë lekë të reja, drejtuesve të mjeteve të kapur në shkelje u janë hequr edhe 15 pikë nga leja e drejtimit.

“Për të gjitha shkeljet e konstatuara, Policia Rrugore vendos masën administrative, e cila pasqyrohet menjëherë në portalin e-Albania, në adresën e drejtuesit të automjetit apo subjektit që është konstatuar në shkelje të Kodit Rrugor, për të cilin, krahas masës administrative, aplikohet edhe sanksioni plotësues i zbritjes deri në 15 pikë nga leja e drejtimit. Përgjatë dy javëve të fundit, në Tunelin e Murrizit janë ndëshkuar 165 drejtues automjetesh me masë administrative 40000 lekë të rinj dhe me zbritje prej 15 pikësh nga leja e drejtimit. Policia Rrugore apelon për zbatim me rigorozitet të rregullave të qarkullimit rrugor nga drejtuesit e automjeteve, motomjeteve, këmbësorët, si dhe nga ata që lëvizin me biçikleta ose me monopatina.” – thuhet në njoftimin e policisë.