Rama: Na ka ardhur zogu në dorë për t’u futur në BE


Kryeministri Rama tha nga Milano se Shqipërisë i ka ardhur zogu në dorë për sa i përket integrimit në BE dhe nuk duhet ta humbë këtë mundësi duke votuar për PS-në në zgjedhjet e 11 majit.

Gjatë takimit me shqiptarët e diasporës në Itali, i dyti për kreun e qeverisë, ai tha se drejtësia në vend do forcohet pa pasur ndërhyrje politike.

“Hera e parë në historinë tonë të zgjedhjeve që edhe ju dhe të gjithë të tjerët do të kenë mundësi të zgjedhin pa pasure nevojë të vijnë në Shqipëri. Jemi ne që vijmë tek ju dhe më vjen mirë që edhe këtë siç u zotuam në krye të herës e bëmë realitet dhe tani çdo shqiptar që do të shprehet me votën e vet për drejtimin e vendit ka mundësi ta bëjë pa lëvizur nga vendbanimi i vet kudo ku është. Drejtësia do të forcohet pa i ndërhyrë askush se s’mund ta lënë në dorën e qeverive të radhës dhe partive dhe të të parëve të partive të qeverive por ta mbrojnë vetë në dorë me gjithë forcën e vet me votën e 11 majit, lirinë dhe pavarësinë e drejtësisë që ne po ndërtojmë. Ata janë këneta që jo vetëm asnjëherë nuk i ka lënë drejtësisë radhë të thotë fjalën e vetë. Ka arritur ajo kënetë të marrë jetë të pafajshme njerëzish dhe sot duan të rikthehen përsëri, sepse bufi do të rikthehet për hallin e tij.” – tha Rama.