Shpërndante lëndë narkotike, arrestohet 35-vjeçari në Korçë


Një 35-vjeçar i identifikuar si Denis Lika është arrestuar nga Policia e Korçës pasi shpërndante lëndë narkotike në doza në lagje dhe ambiente lokalesh.

Policia ka sekuestruar lëndën narkotike, tre aparatet celular dhe një automjet që në cilësinë e provës materiale.

Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për identifikimin dhe arrestimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

 

 

Njoftim:

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Korçë, si rezultat i veprimeve hetimore të kryera me metoda proaktive, goditën një rast të kësaj veprimtarie kriminale të shpërndarjes së drogave të forta.

Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar dhe më pas kanë bërë bllokimin e rrugës duke ndaluar për kontroll në lagjen nr. 4 Korçë, automjetin që lëvizte shtetasi i dyshuar që ushtronte këtë veprimtari kriminale.

Gjatë kontrollit të automjetit dhe kontrollit fizik të ushtruar ndaj shtetasit D. L., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë e ndarë në doza, gati për shitje

Lënda narkotike, tre aparatet celular dhe automjeti që ky shtetas përdorte për të shpërndarë lëndën narkotike u sekuestruan në cilësinë e provës materiale

Në përfundim të veprimeve procedurale, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit D. L., 35 vjeç, banues në Korçë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për identifikimin dhe arrestimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.