Sulmi në Ukrainë, reagon Kallas: Shembull i tmerrshëm i intensifikimit të sulmeve ruse


Shefja e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas, ka dënuar sulmin rus në Sumy të Ukrainës, ku u vranë të paktën 31 persona dhe u plagosën mbi 80 të tjerë.

Skenat nga Sumy këtë mëngjes ishin të rënda, pasi banorët u mblodhën për të Dielën e Palmës vetëm për t’u përballur me raketa ruse”, shkruan Kallas në platformën “X”.

Sulmi rus tregoi intensifikimin e sulmeve nga Rusia, ndërkohë që Ukraina ka pranuar një armëpushim pa kushte.

Mendimet e mia shkojnë për popullin ukrainas sot”, shkruan Kaja Kalas.