Plani i Presidentit Donald Trump për të rregulluar zgjedhjet mund t’i detyrojë shtetet të numërojnë fletët e votimit me dorë ose të shpenzojnë miliona dollarë për makine të tjera votimit nga ato që janë përdorur në ciklet e fundit zgjedhore, sipas zyrtarëve zgjedhorë dhe ekspertëve të votimit, shkruan WP.
Nëse vihet në fuqi, urdhri i fundit ekzekutiv mund ta bëjë të pamundur për disa shtete përdorimin e makinerive të votimit, thanë ekspertët e zgjedhjeve.
Asnjë sistem votimi nuk disponohet komercialisht që plotëson standardet që presidenti ka paraqitur në urdhrin e tij ekzekutiv. Zyrtarët zgjedhorë përgjithësisht kundërshtojnë numërimin e votave me dorë si një alternativë, sepse kjo praktikë kërkon kohë.
Direktiva që Trump nënshkroi muajin e kaluar synon t’u kërkojë votuesve të provojnë se janë shtetas të SHBa-së kur regjistrohen për të votuar, duke ndryshuar afatet në disa shtete për kthimin e fletëvotimeve me postë, duke lejuar agjencitë federale të rishikojnë listat e votuesve të shtetit dhe t’i detyrojë shtetet të blejnë sisteme të reja votimi.
Shtëpia e Bardhë tha se administrata do t’i japë përparësi financimit të zgjedhjeve federale për shtetet që kërkojnë të respektojnë urdhrin ekzekutiv. Administrata pretendoi se shtetet kanë kohë për të ecur përpara, sepse zgjedhjet e ndërmjetme janë më shumë se një vit larg.
Urdhri ekzekutiv vjen pas pretendimeve të presidentit amerikan Trump se zgjedhjket e vitit 2020 u manipuluan përmes makinerive të votimit.