Aksident në kthesën e Babrrusë


Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen është regjistruar paraditen e sotme në kthesën e Babrrusë, përgjatë segmentit të Unazës së Madhe në Tiranë.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:35, pranë mbikalimit të Paskuqanit, ku një automjet i drejtuar nga shtetasi R. Q., 35 vjeç, ka përplasur dy kalimtare, L. S., rreth 72 vjeçe, dhe H. M., rreth 66 vjeçe, të cilat dyshohet se po kalonin trafikndarësen.

Si pasojë e përplasjes, shtetasja 72 vjeçare ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Njoftimi

Rreth orës 09:35, te mbikalimi i Paskuqanit, shtetasi R. Q., 35 vjeç, ka përplasur me automjetin që drejtonte, shtetaset L. S., rreth 72 vjeçe dhe H. M., rreth 66 vjeçe, të cilat dyshohet se po kalonin trafikndarësen. Si pasojë, ka humbur jetën shtetasja L. S. dhe është dëmtuar shtetasja H. M., e cila është në kujdesin e mjekëve. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në komisariat, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale, ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.