Kreu i Demokratëve Euroatlantikë Basha tha mbrëmjen e sotme se nuk do i ndahet çështjes së vulës së PD-së ndërsa ftoi qytetarët që të votojnë partinë e tij në zgjedhjet e 11 majit.
Ai tha se ka depozituar në Kuvend propozimin për kontroll të pasurisë së deputetëve, ministrave dhe zyrtarëe të qeverisë. Basha akuzoi Ramën, Berishën e Metën si pjesë të trekëndëshit të Bermudës, një togfjalësh që e ka përdorur shpesh që prej ndarjes me Berishën.
Basha tha gjithashtu se trekendëshi i Bermudës ka blerë sondazhet dhe se sondazhet e bëra prej tij e nxjerrin me rezultat të lartë Koalicionin Euroatlantik.
“Çështjes së vulës do i shkojmë deri në fund. Koalicioni euroatlantik është garancia e vetme kundër korrupsionit. E vetmja rruga është vota për numrin 4. Mbani mend numrin 4. I vetmi me listë të hapur gjeni emrin e kandidatit dhe votojeni. Kemi propozuar në Kuvend kontroll të pasurisë së 140 deputeëve, ministrave, qeveritarëve. Një sondazh i madh kushton 50 deri në 70 mijë euro. Një sondazh i vogël kushton 30 mijë euro. Deri në fund do shohësh që shumicën e sondazheve i ka paguar trekëndëshi i Bermudës. Rezutati i datës 8 prill ku kemi pyetur 15 mijë zgjedhës në Tiranë. A do e mbështesni Koalicionin Euroatlantik, 4 mijë kanë thënë po. Kemi 20 vullnetarë paradite e 20 pasdite që punojnë vullnetarisht prej dy javësh tashmë. Rama e Berisha janë bashkë. Berisha i dha votat për amnistinë, Rama i dha vulën dhe lejet e ndërtimit. Berisha nuk votoi propozimet tona për komisione hetimore.” – tha Basha.