Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, ka pritur kryeministrin Edi Rama në Bruksel, duke e cilësuar takimin si gjithmonë një kënaqësi për të diskutuar dhe shkëmbyer ide.
Costa u shpreh i inkurajuar nga progresi i Shqipërisë në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, teksa u hap edhe grupkapitulli i radhës në negociatat e anëtarësimit.
“I gëzuar që pres kryeministrin Rama, gjithmonë kënaqësi të flasim e të diskutojmë, e dyta, zgjerimi i BE drejt Ballkanit Perëndimor është një investim i rëndësishëm gjeostrategjik për paqen e sigurinë.
Inkurajuese të shohësh progresin e Shqipërisë në këtë drejtim. Çelet sot grupkapitulline radhës.
E rëndësishme të jemi bashkë sepse bashkë jemi më të fortë dhe bota ka nevojë për një Europë më të fortë.”