Dumani: Pas përfundimit të mandatit të prokurorëve duhet rikandidim, jo riemërim


Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, ka evidentuar një nga problematikat kryesore që sipas tij po rëndon funksionimin e institucionit: mungesa e qartësisë ligjore lidhur me statusin e prokurorëve pas përfundimit të mandatit të tyre.

Një ndër çështjet më shqetësuese është presioni i jashtëm ndaj institucionit, si edhe mungesa e një statusi të përcaktuar qartë për prokurorët e SPAK pas përfundimit të mandatit të tyre,” tha Dumani.

Ai theksoi se një zgjidhje e qëndrueshme për këtë problem do të ishte përcaktimi ligjor i së drejtës së prokurorëve për të rikandiduar, duke shmangur konceptin e riemërimit, i cili, sipas tij, krijon hapësirë për ndërhyrje dhe ndikime të jashtme.