Shqipëria çel sot grupkapitullin e dytë të negociatave me Bashkimin Europian, “Tregu i Brendshëm”, në kuadër të Konferencës së katërt ndërqeveritare Shqipëri-BE që po zhvillohet në Luksemburg.
Kryeministri Edi Rama kryeson delegacionin shqiptar, i përbërë nga ministra, zëvendësministra dhe drejtues të kapitujve teknikë të negociatave. Për mediat, Rama u shpreh i inkurajuar nga zhvillimet dhe falenderoi presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa, për mbështetjen në këtë proces.
“Me mençurinë e vëmendjen e tij e vlerësoj shumë.
Sot është një ditë shumë e mirë për ne, sepse kemi një tjetër konferencë dhe çelim kapituj të tjerë, ndërsa me presidentin jam shumë mirënjohës për kohën që më ka kushtuar për një bisedë rreth përparimit tonë në këtë proces dhe samitin e ardhshëm të komunitetit politik evropiuan.
Ka shumë për të diskutuar por jam shumë i inkurajuar nga këto zhvillime dhe jemi shumë të përkushtuar për të përmbushur detyrimet e kalendarit ambicioz për të mbyllur negociatat në 2027”, tha Rama për mediat.