Deputetja e Partisë së Lirisë Monika Kryemadhi ka bërë një veprim të pazakontë mbrëmjen e sotme.
E ftuar në studion e emisionit “Të Paekspozuarit” të gazetarit Ylli Rakipi, ajo ka dezinfektuar karrigen ku ishte ulur ish-kreu i PD-së Basha dhe mikrofonin e përdorur prej tij, para se të ulej.
Ajo u pa duke spërkatur sendet me të cilat kishte pasur kontakt, kreu i Demokratëve Euroatlantikë Basha, i cili ishte në të njëjtën studio pak më herët.
Rakipi: ore shiko çfarë po bën, ka një orë që dezinfekton…ore ç’janëkëta tani.
Tela: Dezinfektoi mikrofonin e të gjitha,
Rakipi: Ore me Lulin ju keni qenë me nder, bythë e brekë bashkë me Monika.
Kryemadhi: Jo unë, jo. Ka qenë Sali Berisha, Ilir Meta, Edi Rama, ti, edhe Çim Peka etj.