Një 16-vjeçar ka gjetur vdekjen në një aksident të ndodhur në Stom Golem të Shkodrës.
I mituri dyshohet se ka humbur kontrollin e motorit duke dalë nga rruga.
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 18 e 20 ndërsa dyshohet se bashkë me viktimën ka qenë motor edhe një 14-vjeçar i cili është dërguar në spital në gjende të rëndë.
Njoftimi
“Rreth orës 18:20, në vendin e quajtur “Stom Golem”, dyshohet se një i mitur 16-vjeçar, duke drejtuar një motomjet, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit dhe për pasojë motomjeti ka dalë nga rruga, ku 16-vjeçari ka humbur jetën në vendin e ngjarjes. Në motomjet dyshohet se udhëtonte dhe një i mitur 14-vjeçar, i cili u dërgua në spital në gjendje të rëndë shëndetësore. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.”