“Rimendoje idenë për të goditur Urën e Krimesë, nazist” – Medvedev sulmon Merz-in


Ish-presidenti rus Medvedev ka etiketuar kandidatin për kancelar të Gjermanisë Friedrich Merz si nazist.

Në një postim në X, ai shkruan se Merz përndiqet nga kujtimi i të atit që ka qenë ushtar i ushtrisë gjermane gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Ai i bën thirrje që ta rimendojë edhe njëherë propozimin e tij për të goditur urën e Krimesë.

“Kandidati për kancelar Fritz Merz përndiqet nga kujtimi i babait të tij, i cili shërbeu në Wehrmacht-in e Hitlerit. Tani Merz ka sugjeruar një goditje në Urën e Krimesë. Mendoje edhe njëherë, Nazi!” – shkruan Medvedev në X.