“Shqipëria histori suksesi” – Komisionerja Kos ekzaltohet në konferencën me Ramën


Histori suksesi e cilësoi Shqipërinë Komisionerja për Zgjerim Marta Kos.

Në konferencën për shtyp me kryeministrin Rama pas çeljes së grupkapitullit “Tregu i Brendshëm” ajo tha se vendi i Shqipërisë është në BE.

“Shqipëria është histori suksesi e procesit tonë të zgjerimit dhe sot kemi hedhur një tjetër hap në zgjerim. Mesazhi im për qytetarët shqiptarë është i qartë, e ardhmja e Shqipërisë në BE. Sot jemi më pranë arritjes së këtij objektivi më shumë se asnjëherë. Sot jemi më pranë kësaj arritje se asnjëherë. Suksesi juaj ka një kuptim më të gjerë. Sepse mund t’i tregoni Ballkanit Perëndimor që me përkushtim mund të arrihet çdo gjë”, tha Kos.

Ajo shtoi se BE-ja dhe Shqipëria duhet të festojnë çdo hap të vogël të hedhur drejt integrimit.

“Integrimi për mua është më shumë se sa ti shtosh BE një vend, ajo ka të bëjë me bashkimin e Europës. Jemi brezi i 2004-ës, kështu që mund të themi se cilat janë përfitimet e vendeve tona në fakt është diçka e bukur për tu parë sepse ne vetë mund ta shpjegojmë se ishte kur aplikuam dhe se si është 20 vjet më vonë. Është gjë  emirë edhe për qytetarët e shqiptar, është rezultat i vendosmërisë së autoriteteve për të realizuar reformat përgjatë shumë viteve, është arritja e shumë nënpunës civilë që punojnë çdo ditë për procesin e zgjerimit. Thirrja ime për veprim është që të kremtojmë çdo hap të vogël të hedhur, do donim të çelnim të gjithë kapitujt këtë vit dhe nga viti tjetër t’i nisim t’i mbyllim. Nëse Shqipëria realizon reformat, do jem avokatja juaj më e mirë në Bruksel dhe tek të gjitha shtetet anëtare”, shtoi Kos.