Tedi Kopliku: Shkodra s’mund të vazhdojë me klimë terrori, do presim fijet mafioze


Tedi Kopliku, kandidat për deputet nga Partia Demokratike në qarkun e Shkodrës, ka theksuar rëndësinë e sigurisë në Shkodër. Ai e cilësoi të papranueshme që qyteti i Shkodrës të jetë i pasigurt, duke theksuar se kjo ka ndikuar në jetët dhe sigurinë e qytetarëve.

Kopliku u shpreh se Shkodra historikisht ka qenë një qendër e harmonisë fetare, e qetësisë, artit dhe kulturës, por sot, sipas tij, është kthyer në një vend të mbushur me influenca kriminale dhe pasiguri.

Ai ftoi qytetarët që të votojnë Partinë Demokratike më 11 maj për të rikthyer sigurinë dhe për të rimëkëmbur funksionimin e institucioneve përgjegjëse në qytet.

“Siguria është një nga të drejtat themelore të njeriut. Është e papranueshme që Shkodra të jetë e pasigurtë në rrugët e saja, në jetët tona, në shtëpitë tona.

Shkodra ka qënë historikisht qendër e harmonisë fetare, e qetësisë e artit dhe kulturës. Sot është kthyer në kryeqendrën e influencave kriminale dhe të pasigurisë.

Me 11 maj votoni PD, me besimin tuaj të kthejmë edhe njëherë sigurinë duke kthyer në shina institucionet përgjegjëse.

Votoni me 11 maj PD që ta kthejmë edhe 1 herë Shkodrën në sbtëpinë tonë.”