Kreu i PD-së Berisha u bëri thirrje qytetarëve që të votojnë masivisht PD-në e koalicionin opozitar për të sjellë ndryshimi në vend.
Ai tha se në Shqipëri nuk do ketë më vend për Prindi e Prindi 2 të sjellë nga marksistët e rinj.
Kryedemokrati paralajmëroi ataqëdo përpiqen të manipulojnë votën e shqiptarëve se do marrim dënimin më të rëndë.
Berisha theksoi se qeveria e re do pastrojë vendin nga grupet kriminale dhe bandat sidomos ato që kërcënojnë qytetrarët për votën.
“Do marrin fund Prindi 1 e Prindi 2. Këta që donin të sillnin këtë janë më të këqij se Marksi dhe nuk do kenë vend kurrë në Shqipëri. Shqipëria madhështore kërkon pastrimin e shtëpisë. Unë zotohem se do ketë zero tolerancë ndaj krimit të organizuar. I them nga kjo sallë çdo banditi, Visit të Pojes, Suel Çelës, Shytëve kudo që janë se për çdo votë do keni një vit më shumë dënim. Do mjeroheni në atë mënyrë që nuk e mendoni kurrë. Ushtarë të Edi Ramës mos kërcënoni qytetarë se do e pësoni siç e meritoni. Nuk do ketë dënim më të madh sesa ai për krimin elektoral. Shtëpia do pastrohet nga këta hajdutë që nuk kanë lënë gjë pa vjedhur, nga këta ministra që zhgërryhen në luks pa e çarë fare kokën për ju. Nuk mund të harrojmë kurrë viktimat e Thumanës, as të Durrësit. Atje në Thumanë një tërmet i mëhershëm ua kishte bërë shtëpinë të pabanueshme dhe tërmet tjetër u mori jetën.” – tha Berisha.