Rama: Kënetës i ka ardhur fundi, nuk ka më rikthim në krye të vendit


Kryeministri Edi Rama ka reaguar ashpër ndaj opozitës në rubrikën Sy m’Sy,duke përjashtuar mundësinë e rikthimit të saj në pushtet. Ai deklaroi se “historia e kënetës ka marrë fund” dhe nuk ka më hapësirë për një “rikthim imagjinar” të saj në drejtimin e vendit.

Ai shtoi më tej se nga primaret e opozitës nuk kanë dalë figura serioze, por përkundrazi, sipas tij, më shumë ndikim kanë pasur spektaklet televizive: “Më shumë nxorri Big Brother kandidat në listat e kënetës sesa nga Primaret, për të përfaqësuar kënetën e bufin.”

“Në asnjë ekran nuk e nxjerr dot kënetën jo përpara se nuk bën vaki, por as aq afër nesh sa të mund të flitet për një rikthim imagjinar të kënetës në krye të vendit. Ka ikur historia e kënetës, ka marrë fund.

Është e mbyllur, është historia e trishtueshme e atyre që vazhdojnë e besojnë kënetën, e atyre njerëzve të kënetës që u futën me kokë më primare dhe më shumë nxorri Big Brother kandidat në listat e kënetës sesa nga Primaret, për të përfaqësuar kënetën e bufin.”, tha Rama

Kryeministri komentoi edhe deklaratat e ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili kishte akuzuar Bashkimin Evropian për bllokim të negociatave të Shqipërisë, si dhe për anulimin e një darke të pretenduar në vitin 2022.

Rama i cilësoi këto si “gënjeshtra” të orkestruara nga një “kulturë kënetore e gënjeshtrës”, ndërsa ironizoi edhe figurat që i përmendin në media si burim informacioni.

Ai theksoi se Shqipëria është në rrugën e duhur drejt integrimit evropian dhe përmendi vizitën e fundit në Luksemburg, ku u zhvilluan takime të rëndësishme në kuadër të procesit të negociatave me BE-në.

Rama u shpreh se është gënjeshtër që Shqipërisë i është mbyllur dera për shkak të ndonjë “sjellje të keqe” nga ana e tij, duke e lidhur ironi me “bufin e kënetës” që pritej, sipas tij, nga opozita.

“Një popull i tërë simetrik me atë që kemi angazhuar ne këtej në administratë për t’u bërë negociatat. 1 mijë vetë që merren me të gjitha detajet si mund të gabojnë dhe të jenë të pagabueshëm ca qua qua qua që i ke përnatë në sallonet e berberhaneve televizive që rruajnë e qethin kë t’u dalë përpara. Jemi absolutisht në rrugën e duhur, kemi patjetër plot gjëra për të bërë akoma. Për këtë arsye po punojmë instensivisht, të meta olot sa të duash, por jo atë të meta që na i këndon këneta e qua qua qua.

Më pas jemi spostuar në Luksembutrg ku zhvillohej dita e BE, sepse sipas traktatit janë tre herë në vit që BE spostohet në Luksemburg dhe ku kemi çelur një tjetë grupkapitujsht që siç e dëgjuat dhe ua thanë dhe ua rrokanisën kokën në kuadrin e bombardimit me gënjeshtrat e tyre nuk do të hapen më sepse ishte mbyllur dera përe Shqipërinë sepse mua s’më kishin dhënë as darkë se isha sjellë keq dhe sepse po prisnin tani bufin e kënetës“, tha Rama.