Festival golash e spektakël kanë dhuruar ndeshjet e kthimit çerekfinale të Ligës së Kampionëve. Anglezët e Aston Villas arritën të përmbysin humbjen e pjesës së parë ndaj PSG-së duke fituar 3-2 por pa mundur dot të kualifikohen në gjysmëfinale, fat që u takon francezëve të Luis Enrikes.
Golat për miqtë u shënuan nga Hakimi e Mendes ndërsa për anglezët shënuan Tielemans, McGinn e Konsa. Edhe ndeshja tjetër dhuroi shumë emocione e Barcelona rrezikoi jo pak në Dortmund.
Gjermanët treguan një fytyrë krejt tjetër nga humbja 4-0 në Spanjë duke dominuar ndeshjen e kthimit të cilën e fituan 3-1.
Nesër luhen dy ndeshjet e tjera të kthimit çerekfinale ku përballë do jenë Interi e Bajerni dhe Arsenali me Realin e Madridit.