Kreu i PD-së i është përgjigjur kryeministrit Rama, i cili tha më herët se non grata ndaj Berishës nuk hiqet dhe se pret të bëjë një vizitë në SHBA ku mund ta takojë edhe presidentin amerikan Trump.
Beritha tha se dosja McGonigal nuk do i mbyllet kurrë Ramës ndërsa ceku se ish-Sekretari i Shtetit Blinken është sot non grata në vendin e tij, SHBA.
“Të më bësh mua të komentoj deklaratat e një njeriu që ka frikë dhe tmerr nga gazetari, nuk e di sa është etike t’i përgjigjem atij. Unë dhe ai dhe çdo politikan kemi detyrimin elementar ndaj qytetarëve të paraqitemi para gazetarëve. Dje, pardje, lexova një artikull. Presidenti Donald Trump ishte paraqitur para gazetarëve, nga 20 janari deri tani 20 herë më shumë se paraardhësi i tij në 4 vite. E kuptoni ju se me këtë qëndrim antitransparencë, anti-media, nuk ia vlen ta konsiderosh për asgjë. Për sa i përket asaj që tha ai, mund të them dy fjalë se Antony Blinken sot është non-grata në vendin e tij dhe uroj që të paraqitet para drejtësisë amerikane. I them gjithashtu se nëse Blinkeni bëri një vizitë blic në Shqipëri, i paguar apo i papaguar nuk di gjë, për t’i mbuluar skandalin e tmerrshëm McGonigal, kazani po zien. Ai skandal nuk mbyllet kurrë. Kjo është përgjigja ime për sa tha.” – tha Berisha.