Deputetja e PD-së Vokshi tha sot se do ketë tjetër kallëzim penal ndaj biznesmenes Vilma Nushi, dy ish-ministrave të Shëndetësisë Ilir Beqaj e Ogerta Manastirliue kryeministrit Rama.
Pas daljes nga SPAK ajo tha se koncesioni i Nushit po merr para edhe pse ka përfunduar që në mes të janarit.
Vokshi tha gjithashtu se koncesionet abuzive në kurriz të shqiptarëve do marrin fund më 11 maj.
“U la seanca e radhës për në datë 24, në orën 9. Sot që flasim, a e dini ju që afati, periudha e koncesionit te check up ka përfunduar në mes të janarit dhe Vilma Nushi vazhdon e paguhet për një koncesion që nuk ka amendim kontrate. Kemi përgatitur kallëzim tjetër dhe për Vilmën dhe Ogerta Manastirliun, Edi Ramën dhe Ilir Beqajn e këdo që ka shkelur ligjin. Në 11 maj kjo merr fund, marrin fund këto koncesione abuzive dhe korruptive. Çdo para e shpërdoruar nga këta njerëz do të duhet dhe do t’i kthehet qytetarëve shqiptarë.” – tha Vokshi.